Me Enduro motoçikletë përshkon edhe rrugë jo të shtruara keshtuqë je më afer natyrës
Së bashku për të bërë gjiro nëpër vende të ndryshme në Zvicer dhe gjetiu.
Përjetime të veçanta, sidomos së bashku në grup dhe nëpër këthesa të shumta.
Për mua, ndjenja e lirisë personale është e lidhur drejtpërdrejtë me motoçikleten.
Ndjenjën e të qenit në gjendje të ulesh në të dhe më pas të bëshë xhiro dhe udhëtime nëpër tërë botën.
Kur ulem në motor ndjehem sikur mund të shkoj kudo, të bëj gjithçka, kudo që dua të shkoj, mund të shkoj.
Shqetësimet e përditshme zhduken kur ngas motoçikletën, problemet bëhen më të vogla dhe më të parëndësishme, përqëndrohem në drejtimin e motoçikletës dhe asgjë tjetër.
Nuk ndjen diçka te tillë me një Autoveturë.
Andaj duke u nisun nga kjo ndjesi, deshiroj që perjetimet e mija të i ndaj me ju përmes kesaj faqeje në internet, dhe rrjeteve sociale, Facebook, Instagram, apo Twitter.